Kjo është vogëlushja që po na bënë krenarë në Amerikë (Foto)

  • 14 June 2018 - 11:55
Kjo është vogëlushja që po na bënë krenarë në Amerikë (Foto)

Edhe pse shumë e vogël në moshë ka arritur të bashkëpunojë me firmat më të njohura të modës  në Amerikë siç është Tommy Hilfiger.

 

Ka qenë imazhi kryesor i brendeve më të njohura për fëmijë.

 

Është kjo Valentina Ivezaj, bukuroshja shqiptare që jeton në Amerikë, por asnjëherë nuk heziton të tregojë se është shqiptare dhe të shprehë dashurinë që e ka për vendin, shkruan Kosova Sot.

 

Valentina përveç modelizmit, merret edhe me këndim dhe vallëzim. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale shqiptare që organizohen në vendin tonë, por më shumë në ato në Amerikë.

Valentina u bë shumë e famshme në rrjetin social Instagram përmes videove që publikonte duke kënduar dhe vallëzuar.

 

E në të ardhmen pritet që Valentina të ketë një karrierë edhe më të bujshme ndërkombëtare.

(Kosova Sot)

 

Vintage series | Shot by Laura

A post shared by Valentina Ivezaj ???????? (@valentina.ivezaj) on