Familja e përsosur

  • 18 June 2018 - 08:40
Familja e përsosur

Jennifer Lopez, me fustanin e çarë në të gjitha anët.

Të gjithë e dimë se latinia 48 vjeçe posedon një trup me linja vrasëse dhe se punon rregullisht për ta mbajtur në formë. Duke e hedhur në "Instagram Story" për ta ekspozuar veshjen e saj me stil, J.Lo ka postuar një foto, e veshur në fustanin me ngjyrë të zezë, prej lëkure, që ia kishte mbërthyer fort trupin e saj, që kishte dy ndarje të thella seksi nga anash. Këngëtarja e hitit "I Luh Ya Papi" për aksesorë kishte zgjedhur një palë taka me rripa, si zakonisht një palë vathë të artë, një byzylyk të artë si dhe një qafore. Floku i saj i gjatë si mjaltë kishte përcjellë efektin e saj "smoky eye".

"Për natën e kaluar, kishte shkruar këngëtarja në mbishkrimin që e kishte përcjellë foton. Pos mbrëmjes, edhe mëngjesi kishte qenë i ëmbël për të, bashkë me binjakët e saj 10-vjeçar, bashkë me vajzën e të dashurit të saj, Ella. 

(Kosova Sot)