Dikush kishte dështuar në audicion

  • 18 June 2018 - 08:46
Dikush kishte dështuar në audicion

Bebe Rexha performon te 'BLI Summer Jam' S ë fundmi ajo kishte pranuar për dështimin e saj kur ishte në audicion për "American Idol".

Por, Bebe Rexha e ka dëshmuar se ajo tashmë ka momentin e saj të madh kur u shfaq në skenë te ngjarja "2018 BLI Summer Jam" te "Northell Health at Jones Beach Theater" në qytetin e Nju-Jorkut. Këngëtarja 28 vjeçe kishte treguar figurën e saj senzacionale në një komplet pantallonash derisa një nga një i kishte radhitur hitet e saj për shumë adhurues të grumbulluar aty. E njohur për stilin e saj ekspozues, Bebe nuk kishte zhgënjyer derisa linjat i kishte futur në veshjen njëpjesësh. Ajo me këtë rast ka shfaqur edhe dekoltenë e saj derisa mbathur kishte një palë atlete me shtresë të trashë. Bebe, që është brune natyrale, ka shfaqur flokun e saj të verdhë. Këngëtarja shqiptaro-amerikane për aksesorë kishte një qafore.  

(Kosova Sot)