Eni Koçi pëson incidentin e dhimbshëm: Ja çfarë ndodh kur nuk ke kujdes

  • 18 June 2018 - 13:41
Eni Koçi pëson incidentin e dhimbshëm: Ja çfarë ndodh kur nuk ke kujdes

Vera është koha më e përshtatshme e këngëtarëve për videoklipe apo koncerte në vende të ndryshme.  Por një incident i papritur mund të të prishë çdo plan. Së fundmi, e njëjta gjë i ka ndodhur këngëtares, Eni Koçi. Ajo ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotografi në të cilën shihet se ka dëmtuar gjurin dhe e ka mbështjellur me një fasho të madhe. Duket se dëmtimi nuk është i vogël, sepse Eni ka treguar se ishte shumë i dhimbshëm. Megjithatë sipas këngëtares ishte faji i saj për këtë incident. “Ja çfarë ndodh kur nuk ke kujdes”, – ka shkruar ajo. Gjithsesi është e sigurt se Eni do të rikuperohet së shpejti dhe do të nisë sërish aktivitetin normalisht. 
 

Image



(Kosova Sot)