Rikthehet Chaka Khan me “Like Sugar”, kënga e parë pas një dekadeje

  • 18 June 2018 - 13:40
Rikthehet Chaka Khan me “Like Sugar”, kënga e parë pas një dekadeje

Mbretëresha e muzikës Funk, Chaka Khan, zbuloi këngën e saj më të re që quhet “Like Sugar, kënga e parë pas më shumë se një dekadeje e shkëputur nga albumi i ri i ardhshëm.

Albumi i ardhshëm  i legjendës së muzikës Funk, do të jetë i pari që prej vitit 2007, transmeton Kosova Sot.

Image

 

Sipas Universal Music,  ky është lansimi i parë zyrtarë i këngës, ndërkohë që detaje të tjera rreth përmbajtjes së albumit pritet të bëhen të ditura shumë shpejtë.

Këngëtarja e nominuar për çmimin “Rock and Roll Hall of Fame”, bëri një paraqitje skenike, më herët gjatë këtij viti për të interpretuar super hitin  e saj “I’m every Woman”.

(Kosova Sot)