Zanatit të huaj, 'puna mbarë'

  • 18 June 2018 - 22:04
Zanatit të huaj, 'puna mbarë'

Kendall Jenner dhe Bella Hadid pushtojnë pistën për 'Versace" gjatë shfaqjes në "Milan Fashion Week" Ato janë modele në një epokë që njihet si 'Instagirl' falë pranisë së tyre dhe ndjekjes së madhe nga adhuruesit e tyre nëpër rrjetet shoqërore. Kështu, Kendall Jenner dhe Bella Hadid kanë dëshmuar aftësitë e tyre prej një modeles derisa ishin shfaqur në pistën për shtëpinë e modës "Versace" gjatë "Milan Fashion Week". Modelja 22 vjeçe, ka mahnitur në një fustan të ndritshëm me grafite, derisa modelja tjetër, Bella, 21 vjeçe, figurën e saj të bukur e kishte futur në një fustan të shkurtë prej lëkure me ngjyrë të zezë për koleksionin e brendit pranverë/verë, për vitin 2019. Figura e hatashme e Kendall ishte shfaqur me fustanin e hijshëm, që është sinonim për brendin "Versace". Duke shtuar një palë çizme deri te ijët, ylli nga "Keeping Up With The Kardashians'" ishte përkujdesur që të gjithë sytë të janë të drejtuar kah ajo. Në ndërkohë Bella me plot vetëbesim ka treguar ijët në fustanin e shkurtë derisa po udhëhiqte një grup modelësh të veshur me kostume metalike.

 

 

(Kosova Sot)