Gjithë ky muhabet për gjoksin

  • 18 June 2018 - 22:05
Gjithë ky muhabet për gjoksin

Emily Ratajkowski shfaq dekoltenë bombastike Nuk është për t'u habitur nëse Emily Ratajkowski pozon lakuriq. Këtë të shtunë, bukuroshja 27 vjeçe ka treguar goxha shumë nga pjesa përfundi gjoksit të saj në një 'selfie' joshëse në kostume të larjes. Emily ishte me flokun e lagur në një bluzë të bardhë. Në një intervistë me Marie Claire në muajin maj, Emily kishte folur për gjoksin e saj. 'Gjinjtë janë argëtues', thotë ajo. 'Nganjëherë dhëmbin dhe nganjëherë janë ata që më bëjnë të ndihem kaq e fuqishme. Ata janë kyç për seksualitetin tim. Ata janë krejt këto gjëra. I dua gjinjtë e mi. I dua edhe të të tjerëve. Janë të hatashëm', ka thënë Emily. Aktorja e filmit "I Feel Pretty" më herët ka shkëlqyer në ceremoninë e martesës së saj te "New York City Hall". Martesa e saj erdhi si befasi për 16.6 milionë ndjekësit e saj.

 

 

(Kosova Sot)