Momenti i Marilyn-it

  • 19 June 2018 - 08:30
Momenti i Marilyn-it

Rita Ora në Nju Jork, përfshihet nga një fllad i lehtë veror Ajo njihet për sensin unik të stilit të saj. Megjithatë Rita Ora inspirimin kësaj radhe e kishte marrë nga aktorja e viteve të pesëdhjeta Marilyn Monroe derisa ishte kapur në një puhi ere derisa kishte dalë për një shëtitje në Nju Jork. Këngëtarja e hitit shumë të përfolur "Girls", 27 vjeçe, për një moment u duk sikurse bukuroshja e famshme me momentin e famshëm që ishte zënë në kamerë.

Rita kishte veshur një fustan prej lëkure, por për një moment kishte përjetuar momentin e famshëm, teksa ishte drejtuar te vetura e saj. Dukjen e kishte kombinuar me një bluzë me jakë të thellë. E bukura nga Londra gjithçka kishte erëzuar me një rrip, që ia kishte theksuar fort belin e saj të hollë.

(Kosova Sot)

 

Image