Elvanën, më shumë e duam kur këndon shqip? (Video)

  • 19 June 2018 - 12:48
Elvanën, më shumë e duam kur këndon shqip? (Video)

Vetëm pak orë pas publikimit të këngës “Ku Vajti”, nga Elvana Gjata dhe tashmë  është shndërruar në kryetemë.

Kënga është mirëpritur nga publiku dhe pritet t’i kryesojë majat e top listave.

Ka kohë që Elvana Gjata po synon tregun ndërkombëtar dhe jo pa sukses, bashkëpunimet me David Guetten dhe me Ty Dolla Sign në këngën e fundit janë pëlqyer mjaft shumë.

Por impakti i këngëve në gjuhen shqipe është shumë më i madh dhe kjo përveç  që vërehet me këngën “Ku vajti”,  është dëshmuar edhe me albumin 3EP, që rezultoi të jetë tejet i dashur dhe i pëlqyer  nga të gjithë.

"Ku Vajti", tashmë ka mbi 300 mijë klikime në kanalin muzikor Youtube.

(Kosova Sot)