Eva Longoria mirëpret fëmijën e parë, në moshën 43 vjeçare

  • 20 June 2018 - 13:03
Eva Longoria mirëpret fëmijën e parë, në moshën 43 vjeçare

Eva Longoria ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Jose Baston.

Fëmija i takon gjinisë mashkullore, teksa çifti e ka pagëzuar vogëlushin me emrin Santiago Enrique, përcjellë Kosova Sot.

Santiago Enrique ka lindur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai , në Los Angeles të Kalifornisë.

Image
 

Aktorja e njohur menjëherë ka publikuar një fotografi së bashku me të birin duke e quajtur atë një ‘bekim të bukur’.

Lajmin ekskluziv çifti e ndau për revistën Hola, USA,  ndërkohë që në dhjetor aktorja kishte konfirmuar zyrtarisht lajmin për shtatëzëninë.

(Kosova Sot)

 

Image