INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT' ME KËNGËTAREN MANJOLA NALLBANI:'Mes pseudo këngëtarëve, ndër vite ka pasur këngëtarë shumë të mirë'

  • 20 June 2018 - 15:30
INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT' ME KËNGËTAREN MANJOLA NALLBANI:'Mes pseudo këngëtarëve, ndër vite ka pasur këngëtarë shumë të mirë'

Manjola Nallbani, përveçse këngëtare e mirënjohur, e cila tash e sa vite është pjesë e skenës muzikore shqiptare, është dhe pedagoge shumë e zonja, pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.Falë talentit që gëzon, ajo ka qenë pjesë e shumë festivaleve ndër vite, përmendim këtu pjesmarrjen e saj të parë në vitin 1989, në Festalivin Rtsh-së, me këngën "Udhetoj e menduar", për të vijuar me paraqitje tjera të sukseshme në po këtë festival si në vitin 1993, me këngën "Kur humba një dashuri"..., për të vijuar me "Sa çudi" (1999), "Kjo botë merr frymë nga dashuria" (2007), e shumë këngë, e paraqitje tjera të sukseshme.Ndër vite, këngëtaraja ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë si:Kastriot Tusha, Shkelzen Jetishi, Aleksandër Gjoka, Frederik Ndoci e sjumë artistë të tjerë, që Manjola Nallbanin e bëjnë të jetë shumëdimensionale, të sukseshme dhe kreative në muzikën që e kultivon.Për gazetën "Kosova Sot", ajo përgjogjet në shumë pyetje, të cilat mund t'i lexoni në vijim.

Image

“Kosova Sot”:Keni vite në skenë, gjatë viteve të 90’ këngëtarë kishte më pak e vlera më shumë, gjersa sot po ndodh e kundërta, si këngëtare e mirëfilltë e muzikës shqipe, a mund të na bëni një paralele të zhvillimit të muzikës atherë dhe sot?

Manjola Nallbani:Muzika është pasqyrim i jetës, realitetit, shpirtit të një kombi.Çdo ndryshim social, natyrisht pasqyrohet në art. Në vitet 90', unë isha akoma në shkollë sepse kam dalë në skenë që në moshën pesëmbëdhejtë vjeçare.Në atë kohë vërtet kishte mungesë lirije dhe tekste te censuruara, po muzika dhe artistët kishin vërtet vlerë.Pas ndryshimit të sistemit natyrisht muzika kaloi një periudhë shumë të gjatë tranzicioni, po mes pseudo këngëtarëve dhe krijuesve, unë mendoj se në gjithë këto vite ka pasur dhe këngë, poezi e këngetare vërtet shumë të mirë që e kanë pasuruar muzikën shqiptare.

“Kosova Sot”:Cilat janë tri këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Manjola Nallbani:"Kur humba nje dashuri" (Çmim i parë ne Festivalin e Rtsh-së), "Lufton Kosova",  "Vetem unë".

 

“Kosova Sot”:Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Manjolës, kur udhëton?

Manjola Nallbani:Libri nuk mungon kurrë, në valixhen time. 

 

“Kosova Sot”:Qyteti, apo vendi ku ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Manjola Nallbani:Los Angeles.Më ka pëlqyer shumë atmosfera e atij vendi.

 

“Kosova Sot”:Jeni ndër këngëtaret, që i kushtoni rëndësi të madhe skenës, cila është paraqitja juaj që edhe sot kur t’i shikoni fotografitë, ju ngjallë emocion?

Manjola Nallbani:Në fakt që në daljet e para, kam pasur veshje shumë të bukura, si për kohën, e deri më sot, që perpiqem të kuroj çdo dalje në skenë, po pa ekzagjerime që nuk kanë lidhje me natyrën e kënges.Të veçanta kanë qenë dhe veshjet kombëtare, sidomos në koncertet humanitare për Kosovën.

Image

“Kosova Sot”:Çfarë kujton nga fëmijëria, na shpalos ndonjë kujtim që sot ke  nostalgji?

Manjola Nallbani:Kur fitova çmimin e parë, e dola në skenë ta ri këndoj këngën, mu kap rripi i orës me fundin e fustanit.Po të ngrija dorën për të interpretuar, më ngrihej dhe fustani deri ku nuk duhej.Në një rast tjetër, më bëri tymi i skenes alergji, e fillova të lotoj aq shumë, sa njerëzit kanë menduar ose që kushedi ç'më kishte ndodhur, o po e ndjeja më shumë, seç duhet këngën.

 

“Kosova Sot”:Nga cila këngëtare inspiroheni, dhe vazhdoni t’a shikoni si model të suksesshëm?

Manjola Nallbani:Si këngetare:Vaçe Zela për zërin, shpirtin dhe kënget e mrekullueshme qe na la, ndërsa si artiste dhe femër shumë dimensionale, që më mahnit me energjinë dhe talentin:Jenifer Lopez. 

 

“Kosova Sot”:Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë muajve në vijim?

Manjola Nallbani:Projektet kanë qenë të shumta. Kënga ime më e re "Je fati im", sapo është lansuar.Një koncert recital me muzikë klasike,  në Universitetin e Arteve që doli vërtet shumë bukur. Kam një koncert recital, i pari i këtij lloji në Antalia ( Turqi), ekzaktë në Gloria Sereniti etj.

 

“Kosova Sot”:Për fund, cila është motoja e Manjolës, për jetën?

Manjola Nallbani:Ju përshendes të gjithëve, duke ju thënë që njeriu është fuqi e jashtëzakonshme, që ka mundesinë të ndryshojë vetën e botën.Varet çfarë kahu e drejton energjinë:pozitiv apo negativ.Nuk lindim të përsosur po me rëndësi të krijojmë versionin me të mirë të vetës.Faleminderit.

Intervistoi:Armend Preteni

 

(Kosova Sot)