E privilegjuara

  • 20 June 2018 - 16:32
E privilegjuara

Gigi Hadid thotë se ka punuar shumë për të nderuar prindërit Ajo është e bija e ish-modeles dhe yllit të "Real Housewives of Beverly Hills", Yolanda Hadid, dhe e bija e një miliarderi si Mohamed Hadid. Kështu, supermodelja amerikane, Gigi Hadid, e ka pranuar se ka ndier 'faj të madh' në fillim të karrierës së saj si modele, sepse vinte nga një 'familje e privilegjuar'. Bukuroshja 23 vjeçe kishte folur për "Vogue Australia", në lidhje me familjen e saj dhe karrierën e suksesshme derisa ka skalitur ballinën numrin të korrikut për revistën. 'Unë e di se vi nga një familje e privilegjuar, kështu që kur kam filluar ishte një ndjenjë e madhe e fajit' thotë Gigi për revistën. 'Unë gjithmonë kam pasur një etikë të madhe të punës, sepse prindërit e mi kishin filluar nga asgjë dhe kam punuar kaq shumë për t'i nderuar ata'. Ajo thotë se kishte ndier shumë presion për të punuar shumë, sepse shumë modele zgjedhin modelizmin për ta ndihmuar familjen e tyre.

 

(Kosova Sot)