Në gjunjë

  • 21 June 2018 - 08:46
Në gjunjë

Kim Kardashian veç në të brendshme Me sa duket ajo është gjithmonë në lëvizje pasi që ka vërtet një agjendë sfiduese. Kështu, bukuroshja Kim Kardashian kishte ndaluar për të bërë një 'selfie' joshëse derisa dukej se po bëhej gati edhe për një udhëtim tjetër. Bukuroshja 37 vjeçe ishte ulur në gjunjët e saj, veshur me një sytjenë të hollë dhe një palë brekë, derisa po shikohej në pasqyrë e prapa saj kishte një sasi të konsiderueshme rrobash.

Figura e Kim nuk mund të fshihej pasi që kishte theksuar linjat e saj si një orë me rërë. Gjoksin e kishte mbuluar me një sytjenë me ngjyrë ulliri, flokun çokollatë e kishte të lire e të valëzuar në kraharor derisa bukuroshja nga "Keeping Up With The Kardashians" pjesërisht fytyrën e kishte fshehur para telefonit të saj.

(Kosova Sot)