Këmbëndezura

  • 21 June 2018 - 08:48
Këmbëndezura

Rita Ora, me këmishë voluminoze Gjatë gjithë javës, kjo bukuroshe ka qenë në paradë të vazhdueshme të modës. Dhe kështu, Rita Ora kishte bërë edhe një paraqitje që kishte rënë fort në sytë e të gjithëve, kur princesha e muzikës pop kishte dalë e veshur me një këmishë bizare.

Princesha e muzikës pop, 27 vjeçe, veshjen e saj voluminoze e kishte kombinuar me një palë pantallona me ngjyrë të kuqe të zjarrtë derisa po shëtitej rrugëve të Nju Jorkut. Rita u duk elegante dhe thuajse këmbët i kishin marrë zjarr derisa anash këmbëve në pantallonat e kuq kishte një shirit me ngjyrë të zezë. Ajo kishte shtuar pak dramë falë syzave në formë të gjysmë hënës dhe një karfice të argjendtë. Floku i saj i verdhë ishte në vale të shprishura derisa grimin e kishte pa shkëlqim dhe të lehtë.

(Kosova Sot)