DORË PËR DORË

  • 21 June 2018 - 08:49
DORË PËR DORË

 Dua Lipa nuk e lë larg vetes të dashurin e saj I dashuri i saj, Isaac Carew, së fundmi ka mohuar fjalët e dala për të se nuk kishte qenë besnik ndaj të dashurës së tij. Dhe kështu, Dua Lipa e kishte mbajtur atë afër vetes derisa kishin dale së bashku te "SoHo" në Menheten, ditën e martë. Duke e shfaqur belin e saj në një bluzë të shkurtë, princesha britanike e muzikës pop nga Londra, 22 vjeçe, të dashurin e saj po e mbante për dorë derisa po kalonin bashkë rrugës.

Flokun e saj të errët Dua e kishte vendosur prapa veshëve derisa veshur kishte një pale xhinse të errëta me bel të thellë dhe mbathur kishte një palë atlete. Për aksesorë kishte një pale syza dielli pink, kishte një pale vathë dhe disa qafore. Në ndërkohë, i dashuri i saj veshur kishte një këmishë Havaje me motive të verdha, ngjyrë kafeje dhe të portokallta derisa disa kopsa i kishte lënë të zbërthyera.

(Kosova Sot)

 

Image