Flori Mumajesi ngatërron fansat. Publikon foton me vajzën misterioze

  • 21 June 2018 - 10:41
Flori Mumajesi ngatërron fansat. Publikon foton me vajzën misterioze

Nuk është hera e parë që këngëtari Flori Mumajesi ngatërron fansat me foto ku partnerja që e shoqëron ngelet misterioze pasi në një mënyrë apo një tjetër ai nuk e zbulon portretin e saj.

 
Kështu ka ndodhur edhe me foton që Flori ka postuar pak orë më parë në llogarinë e tij në “Instagram”. Krahas këngëtarit shihet edhe silueta e një femre e cila sigurisht nuk mund të identifikohet.
 


Ky imazh i ka ngatërruar fansat e tij, një pjesë e të cilëve kanë aluduar se vajza në foto është këngëtarja Shkurte Gashi, ndërsa shumë të tjerë mendojnë se është Elvana Gjata.
Mesa duket Flori ende nuk ndihet gati ta prezantojë partneren e tij me fansat dhe ndjekësit e shumtë në numër.

(Kosova Sot)