Këngëtarja shqiptare zbulon luftën me depresionin: Familja ime nuk e di çfarë kam kaluar

  • 21 June 2018 - 10:52
Këngëtarja shqiptare zbulon luftën me depresionin: Familja ime nuk e di çfarë kam kaluar

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri, nëpërmjet një postimi që ka bërë në “Instastory” ka rrëfyer se edhe ajo është prekur nga depresioni.

Ajo ka publikuar një shkrim të aktores Jada Pinket Smith, e cila ka rrëfyer pasojat që sjell depresioni dhe ka përmendur vetëvrasjet e ndryshme që kanë tronditur showbizin.

Ndërsa përbri shkrimit ajo ka shtuar: “Shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar”. Menjëherë ajo ka bërë një postim tjetër duke u dhënë disa këshilla fansave të saj për këtë sëmundje.

“Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”, shkruan këngëtarja.

(Kosova Sot)