Tutet pi uji?!

  • 22 June 2018 - 08:13
Tutet pi uji?!

Merret vesh se Jennifer Lopez nuk ka pranuar që të futet në pishinë, për ta bërë një video muzikore. A me të vërtetë ka bërë vaki kjo? Që diva e muzikës Jennifer Lopez, me tërë atë 'bagazh' prapa vetes (po, fjalën e kemi për prapanicën e saj, por edhe për karrierën e pasur) të ketë refuzuar të futet në pishinë, gjatë bërjes së një videoje muzikore? Nëse po, atëherë na duket mjaft e çuditshme. Sipas disa burimeve, J Lo e ka refuzuar këtë gjë, me arsyetimin se uji ishte tepër i ftohtë. Nëse tani mërdhinë, oj qyqe, në pik të verës, po dimrit çka do të bësh ti? Veç n'të nxehtë ndokush. Përndryshe, J Lo ka bërë më parë disa video në pishinë, pa bërë naze. 

 

 

(Kosova Sot)