Edhe Bella Hadid në evenimentin e "Louis Vuitton"

  • 22 June 2018 - 08:15
Edhe Bella Hadid në evenimentin e

Sikur të bëhej fjalë për prezantim të veshjeve për femra, hajde-hajde, por nuk e dimë çka deshën tërë këto të famshme në një eveniment ku reklamoheshin veshje të meshkujve Çka mund të kërkojë një femër e bukur në një eveniment ku reklamohen veshje për meshkuj? Nëse përjashtohet mundësia që ajo femër të vishet edhe vet si mashkull, gjë që për Bella Hadidin përjashtohet, atëherë del se ajo femër aty mund ta kërkojë vetëm ndonjë mashkull të bukur, apo thjesht, të shihet dhe të fotografohet nga mediet. Në këtë eveniment të organizuar në Paris, nga "Louis Vuitton", edhe pse reklamoheshin veshje për meshkuj, duket se më shumë pati femra. Pamja e përgjithshme e Bellas me këtë rast mund të përshkruhet si delikate dhe, shumë e bukur. 

 

 

(Kosova Sot)