Rihanna shkëlqen në Paris

  • 22 June 2018 - 08:16
Rihanna shkëlqen në Paris

Ndoshta më lehtë do ta kishim sikur të shkruanim për atë se kush nuk ishte në Paris. Më shkurt do ta kishim Nëse koleksioni i ri i veshjeve për meshkuj, "Louis Vouitton" për sezonin pranverë/verë të vitit 2019, nuk do të arrijë asgjë më shumë, mjafton fakti që ai mblodhi të gjitha 'bijat' e modës, respektivisht supermodelet dhe të famshmet me pamjen më ekstravagante në botë. E, t'i mbledhësh bijat, është sevap. Kësaj here, Rihanna ndoshta ishte ajo që bëri bujën më të madhe me pamjen e saj, edhe pse në këtë eveniment kishte edhe shumë bukuroshe të tjera, supermodele që me pamjen e tyre edhe e fitojnë kafshatën e bukës. Me këtë rast, Rihanna kishte veshje të bardhë. Naive, e bukur, e pasherr. 

 

 

(Kosova Sot)