Për herë të parë në Paris, pasi që e kishin plaçkitur

  • 22 June 2018 - 16:10
Për herë të parë në Paris, pasi që e kishin plaçkitur
 Si duket, Kim Kardashian tanimë e ka kaluar stresin e shkaktuar nga plaçkitja që iu bë në kryeqytetin botëror të modës, në Paris, meqë është parë të kthehet aty përsëri Burrë e grua janë adhurues të modës, prandaj nuk habit fakti që Kim Kardashian dhe burri i saj, Kanye West, shkuan në evenimentin e përmendur këtu, të organizuar nga "Louis Vuitton". Paraqitja e befasishme e këtij çifti në kryeqytetin francez, në të njëjtën kohë paraqet edhe herën e parë që Kim shkon në Paris, pas rastit të pakëndshëm të plaçkitjes, që kishte përjetuar atje dy vjet më parë. Sikur që edhe mund të paramendohet, kësaj here Kim nuk kishte vënë shumë stoli, meqë, sikur që duket, kishte frikë që do ta plaçkitnin përsëri. Me këtë rast, përpos tjerash, Kim kishte veshur xhaketën e saj ngjyrë tirkizi.