Nëna 62 vjeçare e Kimit, po kalon çaste të mrekullueshme me të dashurin 37 vjeçar (Foto)

  • 22 June 2018 - 16:43
Nëna 62 vjeçare e Kimit, po kalon çaste të mrekullueshme me të dashurin 37 vjeçar (Foto)

Kris Jenner po konsiderohet se është në formën e saj më të mirë, teksa shfaqet në krahët e të dashurit, 37 vjeçar, Corey Gamble.

Diferenca mjaft e madhe në moshë, çiftit nuk i bënë aspak përshtypje.

Edhe pse çdo herë vajzat e saj janë në qendër të vëmendjes tek çdo event i mundshëm, kësaj rradheje, Kris u sigurua që të merrte vëmendjen e të gjithëve, teksa u shfaq në drekën e  lansimit të  markës së re të  verës, nga John Legend, ditën e enjte, në Beverlly Hills të Kalifornisë, përcjellë Kosova Sot.

Image

Dyshja mahniti të pranishmit me paraqitjen e tyre dhe nuk mbetën pa u komentuar nga të gjithë si  për dukje ashtu edhe nga mënyra se sa përshtaten ata si çift.

Kris Jenner kishte përzgjedhur një fustan  ngjyrë rozë, kombinuar me ngjyrë të kuqe, kombinime këto mjaft të rrezikshme dhe të 'guximshme' të ngjyrave, por që për një 'trend maker' si Kris Jenner nuk janë aspak problem.

(Kosova Sot)

 

Image