Rita Ora e bën namin në Paris

  • 22 June 2018 - 21:49
Rita Ora e bën namin në Paris

Edhe pse ka kohë që nuk ka bërë ndonjë këngë të re, Rita Ora i ka ra në fije si të mbetet në faqet e para të medieve. Thjesht, pak cullak, tek e tuk ndonjë deklaratë apo diçka të ngjashme dhe kaq mjafton Ka disa javë që ka shëtitur nëpër botë. Dhe, derisa bëri një ndalje në Paris, Rita Ora nuk tregoi asnjë shenjë të lodhjes. Ajo mori pjesë në sfilatën e modës "Louis Vuitton" për veshje të burrave, për sezonin pranverë/verë të vitit 2019, në "Palais Royal" të Parisit, të enjten. Këngëtarja 27 vjeçe, as me këtë rast nuk hezitoi që ta tregonte cullakun, e veshur me një bluzë me dizajn gazete, të cilën e kishte shoqëruar me xhinsi të kaltër, të çeltë.

Krijuesja e hitit "Hot Right Now" e kishte shoqëruar këtë veshje me çizme të lëkurës, të gjata deri në gjunjë, derisa u pa në shoqëri të të famshmëve të tjerë, si Kim Kardashian, Kanye West, Kylie Jenner, Rihanna dhe Bella Hadid. 

(Kosova Sot)