Në shtëpi nuk më njohin

  • 23 June 2018 - 08:33
Në shtëpi nuk më njohin

Gjithë dekadën e kaluar ajo e ka kaluar para kamerave. Por gjatë një intervistës ekskluzive me "ITV's This Morning", ditën e premte, Kim Kardashian, insiston se ajo e ka dokumentuar jetën e saj të çmendur përmes fotografive në vend se të jetojë 'jetën reale'. Duke folur me gazetarin Sam Rubin në lidhje me lansimin e linjës së saj të grimit, Kim po ashtu e ka pranuar se të tre fëmijët e saj, North, Saint dhe Chicago, as që e kanë idenë përse ajo është e famshme.

Kim, derisa dukej e bukur në fustanin neutral, ka bërë me dije se është zemra e shtëpisë, përkundër jetës në qendër të vëmendjes dhe gjithçka thotë në shfaqjen e saj televizive të quajtur "Keeping Up With the Kardashians". 'Kjo është paksa interesante por në shtëpi nuk jam e njohur. Fëmijët e mi as nuk e kanë idenë çfarë po ndodh, shumicën e kohës e kaloj në shtëpi', thotë ajo

(Kosova Sot)