‘Zemra mal’, Dua Lipa dhe Rita Ora më krenare se kurrë

  • 23 June 2018 - 13:12
‘Zemra mal’, Dua Lipa dhe Rita Ora më krenare se kurrë

Mbrëmjen e kaluar dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bënë që gjithë bota të flasë për ta. Në një shkrim të gjatë dedikuar ndeshjes Serbi-Zvicër, tabloidi britanik “The Guardian”, shkruan; “Dy kosovarë kundër një stadiumi të mbushur me rusë e serbë”. Më pas shton se kjo nuk ishte e gjitha, pasi dy futbollistët nuk harruan të përshëndesin atdheun e tyre duke bërë simbolin e shqiponjës.

Por nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe dy shqiptaret e Kosovës, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat i kanë dhënë shumë atdheut të tyre, i kanë treguar të gjithë botës për ta.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’Rita Ora ka treguar një foto të Granitit dhe Xherdanit ku i’u shpreh urimet e saj për golin e shënuar.

Ndërsa Dua Lipa ka postuar një foto të Granitit dhe Xherdanit teksa bëjnë simbolin e shqiponjës. Ndërkohë në një koment të shkruar në fotografinë e të atit Dukagjin Lipa, ajo shkruan në shqip; “Zemra mal”.

Ky vit duket të jetë i shqiptarëve të Kosovës, të mos harrojmë se edhe zëri i Era Istrefit po dëgjohet në të gjithë botën.

(Kosova Sot)