Fustan të kuq e gjoksin jashtë, Luana Vjollca tifozja më seksi shqiptare

  • 23 June 2018 - 12:25
Fustan të kuq e gjoksin jashtë, Luana Vjollca tifozja më seksi shqiptare

Gjatë këtij Botërori “Rusi 2018”, përveç ndeshjeve që luhen çdo ditë, vëmendjen e kanë marrë edhe tifozet seksi nga vende të ndryshme të botës. E në fakt beteja është bërë e fortë edhe jashtë fushe.

Por pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme Serbi-Zvicër, një tjetër tifoze seksi po tërheq vëmendjen. Ajo është moderatorja e njihur Luana Vjollca e cila pas dy golave spektakolarë të Xhakës dhe Shaqirit postoi një foto ku shfaqet super seksi.

E veshur me fustan të kuq, me dekolte të hapur që i tregon gjoksin bombastik, Luana përshëndet tifozët duke bërë shqiponjën me duar. “Zemra mal me shqiptarët e mi”, shkruan Luana.

(Kosova Sot)