Në palestër me mamin, Eneda Tarifa dhe Aria i bashkohen këtij trendi

  • 24 June 2018 - 07:58
Në palestër me mamin, Eneda Tarifa dhe Aria i bashkohen këtij trendi
Nuk është më çudi të shikojmë fëmijët e vegjël teksa stërviten në palestër, sigurisht me disa ushtrime mjaft elementare. Tani në fakt është bërë e udhës që fëmijët të shoqërojnë në palestër nënat e tyre dhe në Shqipëri ka filluar të praktikohet shumë si metodë. Kjo gjë jo vetëm që ndikon mirë në shëndetin e fëmijës, por edhe i mban ata të angazhuar dhe nënat e kanë më të lehtë që të shkojnë edhe në plastër dhe njëkohësisht të kujdesen për fëmijët. Disa nëna të njohura shqiptare si Aurela Gaçe apo Tuna e kanë provuar dhe ka rezultuar metodë e suksesshme. Së fundmi duket se edhe këngëtarja Eneda Tarifa ka vendosur ta praktikojë me vajzën e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi pranë Arias dhe duket se e vogla e ka marrë shumë seriozisht ditën e parë të ‘fitness’-it.
 
Image
 

Madje në një video të publikuar më vonë nga këngëtarja, Aria duket se ja ka marrë mjaft mirë dorën ushtrimeve dhe praktikohet njësoj si mami Eneda. /revistawho.com

 
Image



(Kosova Sot)