INTERVISTË ME KËNGËTAREN MIHRIJE PRAPASHTICA:'Jeta është e shkurtër, prandaj duhet gëzuar çdo suksesi'

  • 24 June 2018 - 14:33
INTERVISTË ME KËNGËTAREN MIHRIJE PRAPASHTICA:'Jeta është e shkurtër, prandaj duhet gëzuar çdo suksesi'

Ndër këngëtaret, më të njohura të muzikës popullore shqiptare, padyshim është dhe Mihrije Prapashtica, e cila tash e sa vite është pjesë e skenës, me këngë të cilat kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe.Nuk mund të mos i përmendim, pjesmarrjet e saja të sukseshme në festivalin "Polifest", me këngët "Letër pa adresë" (2002), "Zemrën ta kam falë" (2003), "Afrohu" (2004), të cilat edhe u pëlqyen nga publiku.Me një ngjyrë të zërit, shumë të veçantë, Mihrije Prapashtica vazhdon edhe sot me shumë sukses të jetë në dasma e ahengje të ndryshme, anembanë trojeve shqipëfolëse.Në një intervistë për "Kosova Sot", ajo flet për shumë gjëra, të cilat keni mundësinë t'i lexoni në vijim.

 
Image

“Kosova Sot”:Rikthehemi në kohë, si ishin hapat e parë të Mihrisë në muzikën popullore?

Mihrije Prapashtica:Qe ta kthej kohën pak, qysh si femijë vallzoja, luaja në qifteli dhe mbi të gjitha kënga më flente në shpirt.Qysh ateherë, kisha përkrahje nga shoqëria, rrethi se unë vërtet duhet të vazhdoja me këngen.Kishim mjaft koncerte në vend dhe jashtë vendit, duke mos u ndalur asnjëherë.Kam marrë pjesë në shumë festivale Si "Zambaku i Prizrenit", "Kosovarja kendon", "Polifest", ku edhe jam shpërblyer me vendin e dytë, me këngën "Letër pa adresë".

“Kosova Sot”:Cilat janë tri këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Mihrije Prapashtica:Pikërisht kjo kënge, siç e ceka më lartë "Letër pa adresë", "Zemrën ta kam fal, dhe kenga e "Vajzës", që bëri goxha bujë, dhe preku çdo zemër nëne.

“Kosova Sot”:Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Mihrisë, kur udhëton?

Mihrije Prapashtica:Perveç gjërave elementare që duhet ti ketë një femër, nuk mungojnë as disa cd që ju dedikoi atyre që e duan këngen time.

Image

“Kosova Sot”:Qyteti, apo vendi ku ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Mihrije Prapashtica:Qyteti i cili më relakson dhe më qetëson shpirtërisht, është Struga, e cila perveë freskisë së liqenit, na ofron edhe me shumë miq, që kam në këtë qytet, sepse vite me radhë angazhohem në ahengje të ndryshme familjare.Pavarësisht që kam udhëtuar nëpër shumë vende të botës, do isha kthyer në Francë, sepse kam gjetur nje përkrahje shumë të madhe nga banorët francez, të cilët si shenjë respekti për mua dhe zërin tim, që ju pëlqente, në sheshin e qytetit në Lion ma organizuan, një koncert live, ku kishte një numër te madh të publikut, duke perfshirë edhe shumë bashkatdhetarë tanë.

 “Kosova Sot”:Për ty,kush është mbretëresha e muzikës popullore shqipe?

Mihrije Prapashtica:Sa i përket se kush është mbretereshë e muzikës së mirfilltë popullore, mendoj të gjithë ata që këndojnë bukur dhe shqip, por do ta veçoja zonjën Negjmije Pagarusha.

“Kosova Sot”:Cilat janë pesë këngët më të bukura të muzikës popullore?

Mihrije Prapashtica: Nga pesë këngët më të bukura shqipe janë: "Baresha", "Kënga e Rexhes", "Prej zemanit" , "Kur e përcolla ylberin", "Më shikon me buzë në gazë"...,ka edhe shumë këngë të bukura, nuk e di se cilën ta veçoj, por ja si shembull këto.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë muajve në vijim?

Mihrije Prapashtica:Gjatë karrierës sime, kam realizuar shumë kengë dhe përgjatë këtyre viteve ka pasur shumë këngë që kanë lënë gjurmë tek dëgjuesit,sepse jam munduar që këngët e mia të prekin temat e kohës, në të cilën janë realizuar.Prandaj së fundmi kam lansuar këngën me klip të titulluar "Tradhetar", ku u prit mjaft mirë dhe jam në pregaditje të disa projekteve, që mendoj t'ia lë kohës dhe momentit më të mirë për ti lansuar.

“Kosova Sot”:Për fund, cila është motoja e Mihrisë, për jetën?

Mihrije Prapashtica:Çka më motivon (buzëqesh).Jo qdoherë arrin drejt qëllimeve tua, por jeta është shumë e shkurtër, prandaj duhet për t'iu gëzuar çdo suksesi të arritur me nder, e respekt qe t'ia dish vlerën asaj çka është e jojta, qdo gjë që më sheh syri bukur, më motivon, por me të bukuren e shoh nga familja ime.Faleminderit per intervistën, ishte kenaqesi.

Intervistoi:Armend Preteni.

 

 

(Kosova Sot)