Afrona s'është e dashuruar vetëm në Bleron (Foto)

  • 21 August 2015 - 11:19
Afrona s'është e dashuruar vetëm në Bleron (Foto)

Afrona Dika këtyre ditëve po përjeton kohën më të lumtur.

Pas zyrtarizimit të lidhjes me këngëtarin Blero Muharremi, modelja duket se ka fituar më shumë vetëbesim, transmeton Kosova Sot Online.

Këtë na e bën të ditur përmes fotografive dhe shkrimeve në profilin e saj në rrjetet sociale.

“Ajo që ka më së shumti rëndësi është si e sheh veten”, është shkrimi i fundit që Afrona ka lënë sipër një fotoje të postuar në ‘Instagram’.

Ndryshe, Dika kohë më parë e ftuar në një emision televiziv ka deklaruar se nuk i bën për të kalurën e të dashurit të saj të ri dhe se e rëndësishme lumturia e saj me këtë të fundit. (Kosova Sot)

Image