Udhëtimi i kujtimeve, Emina Çunmulaj rikujton hapat e parë të lidhjes me bashkëshortin e saj

  • 16 July 2018 - 11:33
Udhëtimi i kujtimeve, Emina Çunmulaj rikujton hapat e parë të lidhjes me bashkëshortin e saj

Rreth 1 muaj më parë Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë. Përgjegjësitë për të janë shtuar, sepse tani duhet të kujdeset dyfish për vajzën e vogël, Mia, dhe të madhen, Ella. Megjithatë pas kaq kohësh për të është e nevojshme edhe ndarja e disa momenteve vetëm me bashkëshortin e saj.

 

Duke qenë se bashkëshorti i Eminës është biznesmen, udhëton në vend të ndryshme dhe për këtë arsye për momentin ndodhet në Francë. Në shtëpi ata e kanë të pamundur të jenë gjithë kohën bashkë, prandaj Emina vendosi që fundjavën ta kalonte pranë tij. Ky udhëtim për të takuar bashkëshortin, i ka sjellë Eminës në mendje kohën kur ata ishin të lidhur dhe duhej të takoheshin në vende të ndryshme.

“Çfarë udhëtimi! E nisa udhëtimin me një dëshirë shumë të madhe për të kaluar momente të mrekullueshme me bashkëshortin tim dhe në të njëjtën kohë isha në ankth që lash dy vajzat e vogla në shtëpi. Por e vërteta është se kisha nevojë të qëndroja vetëm me bashkëshortin tim, kështu vendosa të shkoja në Paris për fundjavën. Mund të them se gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i planifikojmë. Fluturimi me avion u anulua… Arrita në Paris 24 orë më vonë dhe qëndrova atje për 36 orë dhe tani është koha të kthehem sërish tek vajzat e mia. Dhe mund të them se e gjitha ja vlejti dhe ishte e mrekullueshme. Më kujtoi kohën kur unë dhe bashkëshorti ishim në fillimet e lidhjes dhe duhej të takoheshim në vende të ndryshme për fundjavën, sepse të dy punonim gjatë fundjavës dhe fundjavat ishin të vetmet momente ku ne mund të qëndronim bashkë. Faleminderit dashuria ime. Të dua.”, – ka shkruar modelja shqiptare pas udhëtimit. /revistawho.com



(Kosova Sot)