Prej vitesh e divorcuar, Albërie Hadërgjonaj tregon se ç’do të thotë martesa për të

  • 16 July 2018 - 11:39
Prej vitesh e divorcuar, Albërie Hadërgjonaj tregon se ç’do të thotë martesa për të

Albërie Hadërgjonaj është ndër ato personazhe që asnjëherë nuk nguruar të flasë hapur me publikun edhe për jetën e saj private. Herë pas here në intervista të ndryshme e kemi dëgjuar të flasë për historinë e jetës së saj, lindjen e vajzave të saj në moshë të re dhe divorci me ish-bashkëshortin. Në një intervistë të pak kohëve më parë, këngëtarja ka treguar se ajo është ndarë për shkak të tradhëtisë së vazhdueshme dhe kjo e ka lënduar shumë. Megjithatë tashmë ajo është një femër e pavarur dhe ja ka dalë mbanë e vetme në çdo hap.

 

Pavarësisht se nga divorci ka kaluar shumë kohë, duket se Albëria nuk e ka ende ndërmend të martohet, madje martesën e konsideron si “burg”. Nëpërmjet ‘Instagram’-it dikush nga ndjekësit e ka pyetur Albërien: “Pse nuk martohesh”. “Ata që janë jashtë duan të futen brenda. Ata që dalin zor se hyjnë më. Hyn robi në burg me mend në kokë”, – ka shkruar Albëria dhe e ka shoqëruar me një ‘emoji’ duke qeshur. Tashmë me siguri të gjithë e kanë kuptuar se ky është një kapitull i mbyllur në jetën e këngëtares. /revistawho.com



(Kosova Sot)