Tuna së shpejti me projekt të ri?!

  • 16 July 2018 - 12:38
Tuna së shpejti me projekt të ri?!

Tuna Sejdiu ka ngjallur shumë reagime kur në llogrinë e saj në Instagram ka publikuar një set të mrekullueshëm fotografik.

Tash e një kohë këngëtarja nuk ka qenë aktive me projekte muzikore, por si duket po përgatitet për ta sjellur një të tillë, shkruan Kosova Sot.

Edhe pse kjo gjë nuk është zyrtarisht e konfirmuar, Tuna përmes postimeve ka lënë të kuptohet se kjo gjë do të ndodhë.

Këngëtarja çdo herë njihet për  projektet tejet të veçanta dhe të guximshme, mbetet të shihet se çfarë ka në plan të sjellë kësaj rradheje.

(Kosova Sot)

 

 

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on