'Mamma Mia'

  • 17 July 2018 - 10:03
'Mamma Mia'
Lily James promovon filmin e saj më të ri "Mamma Mia! Here We Go Again" Ajo është e shquar për sensin e stilit të saj, të cilin e ka arritur gjatë karrierës në aktrim. Kështu, Lily James edhe njëherë ka shfaqur stilin unik derisa kishte promovuar filmin e saj më të fundit me titull "Mamma Mia! Here We Go Again", në ngjarjen e organizuar te "Corinthia Hotel" në Londër, të hënën pasdite. Aktorja e bukur 29 vjeçe u duk e gatshme për stinën e verës, derisa ka pranuar se nuk i ishte kërkuar për ta reprizuar rolin e saj të "Lady Rose MacClare" në filmin "Downton Abbey". Ylli nga filmi "Cinderella", me dukjen e saj kishte bërë që të tjerët të kthejnë kokën drejt saj e veshur me një bluzë pink me jakën në formën e shkronjës 'V'. Dukjen e saj me stil e kishte përcjellë me një fustan të bukur me motive lulesh derisa edhe takat i kishte me ngjyra të ndezura, kurse aksesorët i kishte në minimum me një palë vathë. 

(Kosova Sot)