I dashuri i ri i Kourtney Kardashian, nuk ka dëshirë që ajo të publikojë foto e zhveshur (Foto)

  • 17 July 2018 - 11:51
I dashuri i ri i Kourtney Kardashian, nuk ka dëshirë që ajo të publikojë foto e zhveshur (Foto)

Younes Bendji është i dashuri më i ri i Kourney Kardashian, me të cilin po shoqërohet kohëve të fundit.

Ai ka rrëfyer së fundmi se nuk është një ‘fans’ i fotografive të zhveshura dhe provokuese që Kortney vendosë t’i ndajë me ndejkësit, transmeton Kosova Sot.

Younes Bendji dëshiron që e dashura e tij të mbulohet më shumë.

Image

 

“Ai nuk dëshiron që Kortney të publikojë foto të tilla. Ai e di që nuk është puna e tij, por gjithmonë e ka pasur problem këtë gjë. Kjo ishte edhe arsyeja pse çifti vendosi të ndahej më parë”, i ka  thënë një burim revistës People.

Image

 

Modeli 25 vjeçar, pakënaqësinë e tij e shprehu edhe me komentin që i bëri të dashurës, në një foto tejet provokuese në bikini.

“Kjo është ajo që duhet të tregoni për të marrë likes?”, kishte shkruajtur modeli.

Image

 

Kortney Kardashian, ka lënë fëmijët e saj shtëpinë familjare ku më parë jetonte me ish-bashkëshortin Scott Disick, i cili tashmë është në lidhje me modelen 19 vjeçare, Sofia Richie.

(Kosova Sot)

Image