Bishtgjata

  • 18 July 2018 - 15:56
Bishtgjata

Jennifer Lopez, me gërshetë deri në dysheme. Kur Jennifer Lopez kishte shkurtuar flokun për tepihun e kuq gjatë "Met Gala", ne nuk kemi menduar se kishte diçka tjetër që do të mund të na befasonte më këtë vit... dhe më pas ndodhi 15 korriku. Stilisti i saj Chris Appleton, kishte shpërndarë një foto nga prapaskenat e yllit derisa ishte duke bërë një video muzikore për një këngë që ende nuk është lansuar. Megjithëse nuk kishte folur për muzikën apo tekstin, ai kishte shfaqur pak nga dukja e saj, një gërshetë të gjatë deri në tokë. "Unë kam dashur që floku i J. Lo-së të mos ia mbulonte fytyrën, por ende lë gjurmë", ka thënë ai për "Refinery29". "Duhej të ishte i pastër, por i gjatë dhe kam menduar që një gërshetë deri në dysheme i gjatë do të ishte vrasës" . Kaq vrasës që atij iu desh të përdorte flokë sintetike për ta kompletuar dukjen.  

 

 

(Kosova Sot)