Guximtarja

  • 18 July 2018 - 15:58
Guximtarja

Gigi Hadid intervistohet nga Serena Williams për numrin e ri të revistës 'V Magazine'. Gigi Hadid nuk ia ka frikën shpejtësisë, dhe ajo dëshiron që bota ta dijë këtë. Për editiorialin e saj të fundit, Hadid skalit ballinën e revistës "V Magazine", në foton e bërë nga Mario Sorrenti dhe me stilizim nga George Cortina, derisa intervistuar ishte nga Serena Williams. "Kur shkojmë në një set, të gjithë thonë, 'E di, do të jesh në "Jet Ski" sot' dhe të gjithë me frikë po ecnin në majë të gishtërinjve. Dhe unë ju thashë, 'Njerëz, më duhet të më lini të jam 'vajzë e keqe' dhe të argëtohem", thotë ajo. "Dhe ata vetëm ma konfirmuan, 'OK' dhe më kanë besuar dhe më pakë teksa isha me "Jet Ski", disi kanë besim në mua - se nuk e kisha ndërmend ta vrisja apo lëndoja veten. Unë ju thashë, 'Njerëz, unë jam guximtare; kam kërcyer nga aeroplani'", thotë ajo. "Nuk kam mundur të ec për pesë ditë pas atij seti fotografik", thotë ajo. "Ishim në Majami me kostume të "Jet Skis".

 

(Kosova Sot)