Edhe një tjetër yll i Hollywoodit mahnitet nga Mali I Zi (Foto)

  • 19 July 2018 - 12:16
Edhe një tjetër yll i Hollywoodit mahnitet nga Mali I Zi (Foto)

Ajo u bë tejet e njohur me serialin muzikor  “Victorious”, që theu rekordet në  vitet 2010- 2013, duke u bërë seriali më i shikuar dhe më i pëlqyer për adoleshentë aso kohe.

Image

 

Victoria Justice, sot është ndër aktoret dhe këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të Hollywoodit  me mbi  14 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, shkruan Kosova Sot.

 

Image

 

25 vjeçarja, së fundmi ka zgjedhur Malin  e Zi për pushime, duke treguar shumë shpesh se është mahnitur nga ai vend:

“Pata pushimin më të mrekullueshëm”, ka shkruajtur këngëtarja në përshkrimin e fotos.

 

“Vendi im i lumturisë, cili është I juaji?”, është shprehur Victoria duke cekur lokacionin, Montenegro.

 

#tbt My happy place ????????. What’s yours?

A post shared by Victoria Justice (@victoriajustice) on

 

“Mali i Zi është një ndër vendet më të bukura që kam qenë në jetën time…”, ka rrëfyer Tori.

 

Mali i Zi është shndërruar në destionacionin më të favorshëm turistik që po e frekuentojnë persona të famshëm.

Rikujtojmë se para pak ditësh në  Sveti Stefan, të Malit të Zi, mbërriti edhe çifti i njohur  Victoria dhe David Beckham.

(Kosova Sot)