Tom Jones shtyen të dytin koncert me rradhë, për shkak të infeksionit bakterial (Foto)

  • 19 July 2018 - 14:25
Tom Jones shtyen të dytin koncert me rradhë, për shkak të infeksionit bakterial (Foto)

Legjenda 78 vjeçare e muzikës, Tom Jones ka shtyer të dytin koncert me rradhë, vetëm disa orë para shfaqjes, për shkak të infeksionit bakterial që e detyroi të shtrihet në spital.

Ikona e muzikës, përmes rrjetit social Twitter, i shpjegojë fansave situatën duke rrëfyer se ndjehet i ‘trishtuar e i zhgënjyer” dhe se po shpreson për një ‘shërim të shpejtë’, përcjellë Kosova Sot.

Shfaqjen e ka riprogramuar për datën 12 gusht, ditë e dielë, ndërkohë që ka treguar se të gjitha biletat e blera do të mbeten të vlefshme.

'Për fat të keq këngëtari nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është këshilluar nga mjekët që të mos performojë live' ësshtë shprehur një burim i afërt me këngëtarin.

Ky lajm ka mërzituer shumë edhe adhuruesit e muzikës së legjendës.

(Kosova Sot)