S'KA QË I NDANË

  • 19 July 2018 - 15:52
S'KA QË I NDANË

Dua Lipa, me fustan me motive shtazës dhe çizme pink në darkë me të dashurin Ata janë të pandarë që kur gjetën dashurinë për njëri tjetrin në muajin janar pasi që kishin dhënë fund lidhjes së tyre një vit më parë. Kështu, Dua Lipa dhe i dashuri i saj model Isaac Carew ishin këanqur në takimin e tyre të radhës në Londër. Këngëtarja u duk e mahntishme në një fustan të shkurtë me motive të kafshëve të egra derisa çifti i bukur u panë të dalin nga resstoranti dorë për dorë. Dua, 22 vjeçe, ka theksuar figurën e saj në fustanin mbështjellës që e kishte kombinuar me një palë çizme të gjata pink. Ajo kishte shtuar një qafore të artë për të tërhequr më shumë vëmendje drejt dekoltesë së saj derisa edhe këmbët e saj ishin të ekspozuara derisa çifti bashkë po shkonte drejt veturës që po i priste. 

 

(Kosova Sot)