Labi e lë 'politikën', ju rikthehet dasmave (Foto)

  • 19 July 2018 - 18:11
Labi e lë 'politikën', ju rikthehet dasmave (Foto)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Labinot Tahiri, tashmë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dikur ka qenë tejet i angazhuar në dasma dhe mbrëmje muzikore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë angazhimi në politikë, nuk e privon atë t'a ndalojë së ushtruari pasionin e tij për muzikën, prandaj Labin herë pas here do t'a shohim edhe nëpër dasma gjatë kësaj vere, pa harruar edhe projektet vullnetare ku Labi është shumë aktiv në mbledhjen e fondeve për ata që kanë nevojë për ndihmë.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale e shohim Labin në një nga hotelet e Ferizajit, ku është i ftuar të këndojë në dasmë bashkë me disa kolegë të tjerë.

Image

 

 

(Kosova Sot)