Flokëlivanda

  • 20 July 2018 - 08:32
Flokëlivanda

Ajo kishte një lloj ndryshimi midis biondes dhe brunes, tash e një kohë. Por Ariana Grande kishte befasuar që të gjithë këtë të enjte kur kishte dalë me flokun e ngjyrosur në ngjyrën vjollcë. Bukuroshja dhe këngëtarja 25 vjeçe mbathur kishte një palë çizme të gjata deri në gju me ngjyrë bezhë derisa ishte parë se po largohej nga apartamenti i saj në Menheten.

Ariana u duk e buzëqeshur dhe flokun e saj si livandë e kishte vendosur prapa veshëve derisa ishte mbështjellë me një pallto dhe një çantë "Louis Vuitton" në krahun e saj. Këngëtarja e hitit "Bang Bang" për aksesorë kishte një qafore me diamante, derisa buzët i kishte lyer me buzëkuq të butë rozë.

(Kosova Sot)