Nxori parfumet në shitje, zbulohet shuma marramendëse që fitoi Kim Kardashian në vetëm 5 minuta

  • 20 July 2018 - 11:05
Nxori parfumet në shitje, zbulohet shuma marramendëse që fitoi Kim Kardashian në vetëm 5 minuta

Kim Kardashian momentalisht është një nga biznesmenet më të suksesshme në botë. Mjafton që ajo të hedhë në treg një produkt dhe ai do të bëhet masiv. Vetëm dy ditë më parë, 36-vjeçaria solli për të gjithë adhuruesit e saj parfumet “Kimoji Peach”, “Kimoji Cherry” dhe “Kimoji Vibes”. Ata rezultuan mjaft të suksesshëm dhe në pak minuta u shitën me mijëra të tillë, duke i shtuar Kimit në llogarinë bankare një shifër marramendëse.

“Elle” shkruan se ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” fitoi plot pesë milionë dollarë në më pak se 5 minuta nga publikimi i parfumeve online. Kardashian zgjodhi rrjetet sociale, për t’i bërë publicitet parfumeve që kushtojnë 40 dollarë.

(Kosova Sot)