Djali me X6 dhe letra angleze i propozon Xhesika Ndojës, këngëtarja kërkon diçka tjetër…

  • 20 July 2018 - 11:07
Djali me X6 dhe letra angleze i propozon Xhesika Ndojës, këngëtarja kërkon diçka tjetër…

Xhesika Ndoja është një nga këngëtaret e njohura shqiptare. Ajo ka marrë vëmendjen e publikut me fotografitë provokuese që publikon në rrjetet sociale si dhe me jetën e saj private.

Ka pak kohë që Xhesika ka bërë të ditur për publikun lidhjen e saj me një djalë, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë ndanë momente nga përditshmëria e saj.

Por tani ajo është bërë pjesë e opsionit të ri në “Instagram”, ku mund t’i përgjigjet pyetjeve që fansat kanë për të. Por aty nuk ka vetëm pyetje, mund të ketë komplimente apo edhe propozime për martesë.

Kështu i ka ndodhur edhe këngëtares, ku një djalë i ka thënë nëse do martohej me të se ka X6 dhe letra angleze.

“Po ndonjë litar me var veten ke?”, ja ka kthyer Xhesika me ironi, duke e hedhur kështu poshtë propozimin  tij.

(Kosova Sot)