Zbulohet këngëtari që do performojë në dasmën e Justin Bieber, zgjedhja nuk është rastësi

  • 21 July 2018 - 10:59
Zbulohet këngëtari që do performojë në dasmën e Justin Bieber, zgjedhja nuk është rastësi

Vendimi i çiftit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin për tu martuar i çuditi të gjithë, pasi lidhja rinisi pas një ndarjeje të bujshme dhe dasma u vendos shumë shpejt. Por pavarësisht gjithë diskutimeve të gjithë janë të lumtur, sidomos fansat e këngëtarit dhe modeles së njohur.

 

“TMZ” ka zbuluar se në dasmën e afërt të Justin do të këndojë një nga miqtë e tij më të mirë. Bëhet fjalë për Post Malone, i cili ka kënduar së bashku me këngëtarin në turin e fundit muzikor dhe kanë bashkëpunuar në një projekt muzikor.

Vetë Malone ka thënë se ka shumë dëshirë të performojë në dasmën e mikut të tij të mirë. “Ai është shumë i lumtur. Unë e adhuroj ta shoh atë kur buzëqesh! Kjo është më e rëndësishmja për mua”,– u shpreh ai për “TMZ”.

(Kosova Sot)