Luana Vjollca kërcen zbathur në videoklip, por dikush tjetër e ka bërë këtë veprim përpara saj (Foto)

  • 21 July 2018 - 12:07
Luana Vjollca kërcen zbathur në videoklip, por dikush tjetër e ka bërë këtë veprim përpara saj (Foto)

Ditën e djeshme prezantuesja Luana Vjollca ka publikuar këngën e saj më të re me titull ’Vetëm ty ‘. Në skenat e klipit Luana shfaqet duke kërcyer pa këpucë. ‘Aq shumë e kam shijuar sa vendosa të dalë këmbëzbathur’– ka shkruar Luana bashkangjitur klipit të saj të publikuar në ‘Instagram’.

 

Kjo nuk është hera e parë që e shohim një skenë të tillë. Një tjetër artiste ka guxuar të dal këmbëzbathur në një skenë festivali shumë vite më parë dhe ajo është Aurela Gaçe.

Gjatë performancës së këngës ‘Fati ynë shpresë e marrëzi’, Aurela kishte veshur një fustan me nuanca të ngjyrës jeshile e blu dhe këmbëzbathur, ajo i dha shpirt gjithë skenës. Këtë veprim këngëtarja e ka përsëritur edhe gjatë pjesëmarrjes në festivalin ‘Kënga Magjike’,  ku edhe u shpall fituese për të disatën herë.
 

Mesa duket vajzat e kanë shijuar aq shumë atë që kanë bërë, sa kanë dashur të ndihen komode në çdo aspekt.

(Kosova Sot)