INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR 'KOSOVA SOT' ME MBRETËRESHËN E MUZIKËS SHQIPE ADELINA ISMAILI:'Sikur ta dija që jeta është kaq e bukur, kurrë mikrofon në jetë nuk do prekja' (Foto/Video)

  • 21 July 2018 - 14:55
INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR 'KOSOVA SOT' ME MBRETËRESHËN E MUZIKËS SHQIPE ADELINA ISMAILI:'Sikur ta dija që jeta është kaq e bukur, kurrë mikrofon në jetë nuk do prekja' (Foto/Video)

Të rrallë janë artistët të cilët përmes artit të tyre arrijnë ta “thyejnë” çdo barrierë, përmes tingujve të këngës të dëpërtojnë tek çdo njeri e përmes personalitetit të tyre të lajnë gjurmë.E tillë është Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, e cila për më se katër dekada i ka dhënë shumë skenës muzikore autoktone.Revulucioni i saj në muzikën shqiptare fillon që nga fundi i viteve 80' kur Adelina atbotë këngëtare për fëmijë mori  pjesë në shumë festivale të ish RFSJ-së, dhe vazhdon tutje në vitet pasuese, ku vlen të përmendet pjesmarrja e saj në Festivalin e RTSH-së (1995) me këngën "Zemrën nuk ta fal" duke sjell një imazh ndryshe në shoubizin shqiptar dhe një përformancë e cila mbahet mend edhe sot, njëashtu sikurse përformanca spektakulare në “Këngën magjike” (2009), me këngën “Nuk ngec”.

Image

Adelina Ismaili, solli një frymë të re në muzikën shqipe, ajo u bë inspirim për qindra të rinj anembanë trojeve shqipëfolëse, duke u bërë këngëtarja më e popullarizuar e të gjitha kohërave.

Për Adelinen flasin faktet, albumet e saja që thyen rekorde të shitjes, me qindra këngë hite, që edhe sot më endje dëgjohen, përmendim këtu:"Amaneti", "Jetoj se të dua", "Jeta ime je ti", "Shko", "Një vit e shatë ditë", "Heroi i tragjedisë", "Mbretëreshë e robereshë" e shumë  të tjera që Adelinen e bëjnë artiste të pakontestueshme.

Adelina edhe nëse pauzon, ajo jeton në zemrat e qindra fansave, e kur ajo rikthehet në skenë ata janë aty për ta pritur me duartrokitje Divën e muzikës shqipe, e cila ku këndon e “kallë” atmosferën.

 
Image

Nga fillimi i karrierës, e deri sot Adelina Ismaili është vlerësuar me shumë çmime, i janë atribuar shumë epitete, megjithatë Adelina mbetet Ikonë e pazëvendësueshme, e papërsëritshme dhe unike.

Pas shumë vitesh, për herën e parë në një media të shkruar kosovare në një intervistë ekskluzive  për gazetën numër një në Republikë "Kosova Sot" Adelina Ismaili, përgjigjet në shumë pyetje, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim.

Image

“Kosova Sot”:U riktheve me “T’IQEN”, këngë e cila prek aktualitetin shqiptar, dhe, deri tani ka arritur rreth katër million klikime, a e pritet një sukses të tillë?

Adelina Ismaili:Jo, vërtet nuk e prisja.Teksti është provokativ për një strukturë të caktuar njerëzish.Nuk kisha kohë t'i përkushtohem vizuales aq sa desha, nuk prisja fort pëlqim, aq më pak klikime.Mendoj që është melodia e qëlluar e mjeshtrit Florent Boshnjaku që goditi.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë pesë këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Adelina Ismaili:"Ushtrinë time, "Sajzeza" me Eliten 5, "Shko në RRS" që në Shqipëri njihet si “Zemrën nuk ta fal”, "Ku ma ke" dhe "Skenderbeu".

“Kosova Sot”:Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Adelinës, kur udhëton?

Adelina Ismaili:Pampersat (hahaha).Shaka, këmisha e natës.

Image

“Kosova Sot”:Jeni këngëtarja e vetme shqiptare, e cila ka një numër të madh fansash, gjithandej trojeve shqipfolëse, si ndiheni për këtë fakt?

Adelina Ismaili:E realizuar.E përmbushur.E lumtur.Ndjehem dhe në borxh.

Image

“Kosova Sot”:Në një skenë të klipit të fundit, shihet dhe Uliksi i vogël, të cilin mund t’a quajmë edhe mjaltën e klipit, a e mendon nesër që yt bir, të këndoj përkrah teje?

Adelina Ismaili:Jo. E njoh showbiznesin në Kosovë, nuk e dëshiroj për asnjë fëmijë.Uliksi ishte aty sepse përshtatej me tekst, por edhe e doja një kujtim të kësaj natyre.

Image

“Kosova Sot”:Keni shumë balada të cilat edhe sot dëgjohen, por ka vite që Adelina nuk është rikthyer me një të tillë, a ka ardh koha që të punosh për një ide të tillë?

Adelina Ismaili:Nuk e di.Nuk e kam menduar.Ndoshta.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë muajve në vijim?

Adelina Ismaili:(Hahaha) nuk kam në plan asnjë projekt muzikor.Njerëzit e showbizit e kanë të vështirë të më kuptojnë kur u them që muzika ime në këtë moment fillon dhe mbaron në pianon që e kam te Ema dhe Zani.Sikur ta dija që jeta është kaq e bukur, kurrë mikrofon në jetë nuk do prekja.Tash e bëj vetëm për kokrrën e qefit. Kam prioritete tjera, dhe jo vetëm familjare.E shoh vetën më lart sesa argëtuese. Dhe po punohet andej, (hahaha).

Image

“Kosova Sot”:Motoja e jetës për Adelina Ismailin?

Adelina Ismaili:Jeto, dhe lejojë të tjerët të jetojnë.

 

Intervistoi:Armend Preteni

(Kosova Sot)