Romanca me bashkëshortin

  • 22 July 2018 - 08:16
Romanca me bashkëshortin
Margot Robbie çlodhet para se t'i fillojë xhirimet e filmit Margot Robbie ka një karrierë të ngjeshur që përfshin rolin kryesor si bukuroshe Hollivudi Sharon Tate, përkrah yjeve Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio në filmin e Quentin Tarantino me titull "Once Upon A Time In Hollywood". Por para se t'ia fillojë xhirimit - për të cilin regjisori premton se është me stilin e "Pulp Fiction" - bukuroshja nga Australia kishte lëshuar flokun gjatë pushimit me bashkëshortin e saj prej dy vitesh, Tom Ackerley. Bukuroshja 28 vjeçe u pa e veshur me një kostum njëpjesësh me ngjyrë të zezë, teksa po kënaqeshin bashkë me të dashurin e saj në plazh dhe ujin kristal të pastër. Ajo shfaqi linjat e saj bombastike, këmbët e gjata derisa forma 'V' e kostumeve theksoi pak nga gjoksi i saj.