Mbrëmja e yjeve

  • 22 July 2018 - 12:28
Mbrëmja e yjeve
Gigi Hadid shkëlqen pranë modeles Winnie Harlow Gigi Hadid ishte bukuroshja e mbrëmjes të premten mbrëma.

Modelja e bukur 23 vjeçe po festonte në ndejën e organizuar nga revista "V" te "Bowery Electric" në qytetin e NjuJorkut. Brenda mbrëmjes me yje, e preferuara e "Vogue" - që ishte veshur për të lënë përshtypje të mirë në një bluzë të shkurtë e të hapur - ishte në shoqërinë e modeles Winnie Harlow. Winnie - që vuan nga një sëmundje e lëkurës që shkakton humbjen e pigmenteve të lëkurës, duke shkaktuar që copëza të bardha të shfaqen në lëkurën e saj, u duk elegante në një fustan të kaltër. Gigi po ashtu u duk edhe në shoqërinë e shumë yjeve të tjera, si me Charli XCX, Kim Petras, Barbara Palvin, Luka Sabbat, Will Peltz, Cole Sprouse, Jordan Barrett, Yolanda Hadid, Patrick Schwarzenegger, Nicola Formichetti, Precious Lee dhe Hannah Ferguson. 
 
Image
Image

 


(Kosova Sot)