Krejt e artë

  • 23 July 2018 - 08:14
Krejt e artë
Kim Kardashian fiton 5 milionë dollarë në pesë minutat e para të shitjes së parfumeve nga linja e saj. Kim Kardashian po kënaqej derisa po shikonte çantat e zbukuruara me bizhuteritë "Judith Leiber". Bukuroshja 37 vjeçe kishte hedhur në "Instagram Stories" për të treguar ndjekësve të vet ato që i pëlqente më shumë. Artikujt ishin shitur pothuajse secili rreth 4,000 dollarë. Nuk është befasi që nëna e tre fëmijëve - që porsa ka bërë 5 milionë në pesë minutat e parë të parfumeve "Kimoji", kur dolën në shitje - një kishte pëlqyer me shenjën '$'. çanta ishte e artë dhe dukej si një thes me të holla. Aty kishte edhe dizajne të tjera. Një dukej si hamburger i kompletuar me domate, marule dhe djathë dhe fara susami. Ishte edhe një telefon i vjetër, i ngjashëm me atë që aktori në vitin 1980, Michael Douglas, e kishte përdorur te "Wall Street". 

(Kosova Sot)