E nxonme tashmë

  • 23 July 2018 - 15:46
E nxonme tashmë

Hailey Baldwin po kënaqet si e fejuara e Justin-it Me gjasë ende është duke e marrë dhe qetësuar veten nga ngazëllimi që kur u fejua me këngëtarin Justin Bieber. Por Hailey Baldwin nuk e ka ndërmend ta harrojë punën dhe zanatin që bën. Bukuroshja 24 vjeçe ka treguar figurën e saj të mahnitshme në një sytjenë sportive me ngjyrë të bardhë dhe një palë gete me ngjyrë të zezë derisa kishte arritur në zyrat te ndërtesa në Hollivudin perëndimor. Hailey me secilën milimetër të saj u duk si një sportiste e bukur, duke mos pasur frikë të shfaqë linjat e saj. E fejuara e Justin Bieber arriti në ndërtesë e veshur si sportiste, por doli nga ndërtesa me një veshje tjetër. Me këtë rast, ajo kishte veshur xhinse të gjera dhe një këmishë të madhe me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë. Veshja e sipërme kishte disa kopsa, disa sa për të treguar stomakun e saj të rrafshët. 

 

 

(Kosova Sot)